Rama publikon videon domethënëse dhe ka një pyetje për shqiptarët: Kujt i besoni, Metës apo Junckerit?

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka një pyetje për shqiptarët lidhur me dy deklarata kontradiktore të bëra në një ditë lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ndikimin e tyre në perspektivën europiane të vendit.

‘Kujt i besoni?’, thotë kryeministri

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, deklaroi nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.