Shqipëria synon vetëm fitore ndaj Moldavisë, formacionet zyrtare

Shpërndaje

Shqipëria kërkon t’i rikthehet fitores në ndeshjen e rundit të katërt të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian kundër Moldavisë sonte në Elbasan.

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Moldavisë në stadiumin Elbasan Arena, në ndeshjen e rrethit të katërt që nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Shqipëria vjen nga një humbje ndaj Islandës në ndeshjen e fundit dhe i duhet rrëmbimi i pikëve të plota ndaj Moldavisë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në EURO 2020.

Moldavia, në anën tjetër, vjen nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe kërkon ta befasojë edhe Shqipërinë.

Grupit H i prin Turqia me nëntë pikë, e ndjekur nga Franca dhe Islanda me nga gjashtë pikë në pozitat dy dhe tretë, përkatësisht.

Formacionet zyrtare: