SKANDAL/ Pronari i Universitetit privat në Strugë, Ramiz Merko dhe gruaja e tij me diploma të pa nostifikuara (Video)

Shpërndaje

Në emisionin ,,10 minuta” në Tv21 Inspektori i arsimit ka denoncuar me emër dhe mbiemër Ministrin e Arsimit Arbër Ademin dhe Zv.Ministrin e Policisë Agim Nuhiu dhe Kryetarin e Strugës Ramiz Merko,këta të parët e kanë kërcnuar që të tërheq lënden për shkak të marrjes së titullit shkencorë në kundërshtim me ligjin.

Inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski thotë parregullsi ka edhe në universitete tjera në vend.

“Jo vetëm në Universitetin e Tetovës, “Nënë Tereza” apo Shën “Cirili dhe Metodi”, apo atë të Manastirit, ose Shtipit, gjithkund ku ekziston parregullsi. Ne nuk shohim se a është ai i Tetovës. Kemi situatë katastrofale në Universitetin e Strugës. Ai universitet i cili është në pronësi të Ramiz Merkos. Zotëria ka diplomë të pa nostrifikuar nga Novi Pazari dhe gëzon titullin docent dhe profesor. Gjithashtu bashkëshortja e rektorit, Besa Kadriu, e cila është notere me profesion, gjithashtu ka diplomë të pa nostrifikuar nga Novi Pazari për doktor dhe gëzon gradën docent. Të gjithë këtë ne e kemi thënë”, deklaroi Inspektori i Lartë i Arsimit, Gjorgji Ilievski.

Ilievski shton se kontrolle kanë kryer edhe në Universitetin e Kirilit dhe Metodit, më konkretisht kanë kontrolluar emërtimin e ministrit Tevdovski dhe zëvendës-kryeministrit Koço Angjushev. Ai thotë se zgjidhja e tyre është bërë në mënyrë të rregullt. Ilievski thotë se personat që kryejnë funksione publike nuk kanë të drejtë të ligjërojnë në universitete, por nëse e bëjnë një gjë të tillë për të njëjtën nuk duhet të paguhen.