Tragjedia në Çair, nxirren trupat e të vde.kurve (Video)

Shpërndaje

Para pak çastesh ekipe të Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vde.kur në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit. Trupat e pajetë u morën nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi. Ne vend ngjarje vazhdojnë të mbeten ekipe të zjarrfikësve të policisë dhe të ndihmës së shpejtë.

Kujtojmë se sot rreth orës 11:00 dy vëllezër kanë vde.kur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vde.kurit kanë qenë të punsuar në kompaninë ku pronar është babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit t`i nxjerrë vik.timat nga kanali ka qenë babai i dy djemve./alsat/