Truproja e Gruevskit në mes të qendrës studentore ka mbajtur pa pagesë një fitnes klub, e kanë “qerasë” drejtorët

Shpërndaje

Qira e favorshme për truprojën e ish-kryeministrit, ose qira që s’ka kurrfarë logjike të tregut. Me resurse shtetërore “gladiatori” Toshe Zafirov ka mbajtur fitnes klub privat të cilin drejtorët e BDI-së dhe PDSH-së rrejshëm e kanë paraqitur për publikun, si projekt me interes për studentët, shkruan IRL transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2007 drejtori i konviktit “Pellagonia” Azem Sadiki në media e paralajmëron projektin “Në trup të shëndetshëm, shpirt i shëndoshë”, dhe paralajmëron një fitnes palestër për studentët. Përshtypja që është fituar është se qendra studentore duke ri-dedikuar një hapësirë në katin e tetë do të bëjë një fitnes palestër për studentët. Por, askush nuk tha se hapësira do t’i jepej një personi privat për të realizuar veprimtari komerciale dhe të përfitojë pa e justifikuar interesin e studentëve dhe të vetë institucionit. Auditori shtetëror e vë në dukje këtë në raportin e vitit 2010, për çka është ngritur kallëzim penal për tre drejtorë, duke përfshirë edhe drejtorin aktual i cili për momentin punon pa mandat. IRL zbulon se shtatë vjet institucionet e mbajnë në sirtar inciativeën për kallëzim penal kundër drejtorëve. Njëri ndër ta është një njeri i afërt i Ali Ahmetit – Bujar Murtezani, drejtori aktual i qendrës “Pellagonia”.

Çfarë zbulon raporti i auditimit

Në konviktin e femrave në qendrën studentore “Pellagonia”, në katin e tetë, ende mund të shihet reklama e fitnes klubit “Gladiatori”, i cili deri para tre vesh gjendej në këtë qendër. Emri i Toshe Zafirov – truproja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski është në disa vende në reklamë. Faqja zyrtare e fitnes klubit (që tani është jofunksionale) është www.zafirovtose.mk.
Në vitin 2007 ai e merr , hapësirën prej 230 metra katrorë, në atë qendër, për 15 vite me kontratë të cilën ia ndan i pari nga tre drejtorëve, Azem Sadiki nga PDSH. Asokohe s’ka pas shpallje. Qira s’ka paguar, përveç 2.000 denarë për ngrohje dhe energji elektrike, edhe pse faturat kanë qenë dukshëm më të mëdha. Auditori thotë se qendra ka të drejtë të gjenerojë të ardhura, por vetëm nëse është në funksion të përmirësimit të standardit të studentëve dhe nëse studentët kanë përfitim të drejtpërdrejtë. Auditori ka konstatuar se ky parim i statutit të qendrës nuk është aplikuar, ndërsa pronari i fitnes klubit ka krijuar fitim dhe menaxhuar biznes komercial. Aty kanë frekuentuar njerëz nga i gjithë Shkupi për të ushtruar, ndërsa për studentët s’ka pas as zbritje. Nëse dikush ka dëshiruar të ushtrojë, është dashur të paguajë nga 700 denarë anëtarësi në muaj. Për studentët s’ka pas kurrfarë kushtesh të volitshme.

Për këtë, sipas auditorit kontratë të dëmshme, ka heshtur edhe drejtori i ardhshëm i BDI-së, Ismail Abazi, ishte i heshtur. Kjo ka zgjatur deri në vitin 2009 kur Bordi drejtues kishte mësuar për rastin. Në atë moment, ushtrues i detyrës drejtor është Bujar Murtezani. Në vend që ta ndërpret kontratën, siç kishte kërkuar Bordi, ai bën aneks të kontratës për pesë vjet, këtë herë me qira më të madhe prej 25 000 denarë, duke përfshirë në këtë çmim edhe ngrohjen, energjinë elektrike dhe ujin.

“Kontrata është nënshkruar 15 vjet (25.09.2022), ndërsa qiramarrësi është dashur të paguaj vetëm dy mijë denarë shpenzime mujore për ngrohje dhe energji elektrike në tërë hapësirën. Pasi auditimit të realizuar nga Ministria e Financave, është konstatuar se hapësira në nën-kulm është 230 metra katrorë dhe përveç studentëve klubin e kanë vizituar edhe persona të jashtëm, që do të thotë se klubi i cili fillimisht kishte qenë për studentët ka pas karakter komercial dhe ndërkohë që pronari nga aktiviteti ka fituar të ardhura, qendra në pronësi të shtetit i kishte mbuluar të gjitha shpenzimet,” thuhet në raport.

Kjo hapësirë është dhënë me qira deri në vitin 2016, kur palestra është ri dedikuar për dhomë leximi për studentët e qendrës.

Në raportin e auditimit, ka disa shembuj të tillë. Për shembull, në vitin 2008, është nënshkruar kontratë me një ordinancë private shëndetësore për dhënien me qira të 3 zyrave me një sipërfaqe prej pothuajse 75 metra katrorë. Kontrata ka qenë për periudhë katër vjeçare. Dy vjet më vonë, është nënshkruar kontratë me të njëjtin qiramarrës edhe për dy zyra të tjera me sipërfaqe prej 58 metra katrorë. Për dhënien e këtyre hapësirave me qira, qendra në buxhet është dashur të arkëtojë nga 24.000 denarë në muaj. Ne këtë çmim kanë qenë të përfshira shpenzimet për energji elektrike, ngrohje dhe ujë. Vendimin për shumën e parave që duhet të paguhet për qira e ka marrë vetë drejtori.

Për të gjitha këto mos konsistenca dhe parregullsi, që janë shënuar në raportin e ekipit të auditimit, i cili e kishte realizuar auditimi konsideron se puna e tillë e drejtori, i cili vendimet i ka marrë kokë më vete, pa asnjë dokument nga Bordi Drejtues dhe pa çmim të përcaktuar në bazë të kushteve të tregut për qira duke përfshirë shërbimet komunale, kanë kontribuar që qendra të arkëtojë më pak para në buxhet, ndërkohë që individët privatë, të cilëve u janë dhënë hapësirat me qira, kanë përfituar.

Shthurje pa kontroll

Raportet e auditimit të vitit 2009 për llogarinë buxhetore dhe të vetëfinancimit të Pellagonisë tregojnë se atje s’është ditur kush ka pirë e kush ka paguar. Kontabiliteti ka qenë me parregullsi dhe nuk është azhurnuar. Në mënyrë të paligjshme janë bërë pagesa për kontrata për vepër, janë lidhur kontrata pa aplikuar prokurime publike. Tenderët u janë shpërndarë kompanive me oferta jo të plota, kontratat janë nënshkruar pa përfunduar procedura e prokurimit publik.

Faturat janë lëshuar pa ndonjë dëshmi se për çka janë shpenzuar paratë. Në vitin 2009, për shërbimet telefonike janë shpenzuar 284 mijë denarë. Kush ka dashtë dhe kur ka dashtë ka ngrënë dhe pirë në kurriz të qendrës, ashtu që në vitin 2009 për shërbime hotelerike janë shpenzuar 379 mijë denarë.

Sipas ekipit që e ka realizuar auditimin, e gjithë kjo ka mundësuar që paratë e qendrës të shpenzohen në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar.

Vende për të rehatuar njerëzit e partisë

Zgjedhjen e dhomave në 2009/10 vitit e kanë kryer tre përfaqësues të PSUKM, në vend së zgjedhja të bëhet nga Komisioni për pranim të studentëve, i formuar nga MASH. Për pranimin e studentëve në qendër s’ka fare informacione, prandaj auditori ka paralajmëruar se ka akomodim të pabazuar të studentëve me vendime subjektive të një personi, pa i respektuar rregullat e renditjes, me çka është rrezikuar standardi i studentëve.

Studentët kanë paralajmëruar gjatë se për të marrë një dhomë në një qendrën studentore kërkohet librezë partiake ose një lidhje me drejtorin. Disa studentë në deklarata për SKUP tregojnë për mënyrën se si ata dhe shokët e tyre të dhomës i kanë marrë dhomat. Studenti M.S. thotë se njihte studentë të cilët kanë qenë të detyruar të votojnë për kryetarin e SPUKM për të marrë një dhomë.

Ndërkohë që prokuroria dhe MPB ende janë duke ia hedhur topin njëri-tjetrit rreth rastit që shtatë vjet në procedurë para hetimore, Bujar Murtezani, një nga drejtorët i cili është nën hetim për shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar ende është drejtor në “Pellagoni”.