Xherdan Shaqiri e feston me ‘Elhamdulilah’ fitoren e Liverpoolit

Shpërndaje

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, e luajtur në Madrid, i ka takuar skuadrës së Liverpool.

Futbollisti shqiptar i cili luan për skuadrën e Liverpool, Xheran Shaqiri i është gëzuar fitores së ‘The Reds’, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e cila u zhvillua në Madrid në mes të Tottenhamdhe Liverpool përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të këtyre të fundit.

Fitores së Liverpool i është gëzuar padyshim edhe Xherdan Shaqiri i cili ka festuar me Kupë në dorë.

“Elhamdulilah”, ka shkruar ai pranë fotos së postuar në Instagram.