Zaev: Ne përmbushën obligimin tonë, tani radhën e ka BE-ja
“100 për qind i plotësuam kriteret. Bashkë me fqinjët tone Republikën e Greqisë dhe atë të bullgarisë e realizuam të pamundurën. Marrëveshja e Prespës është më shumë se zgjidhje për një kontest shumëvjeçar. Nuk kemi dilema se do të fitojmë datë për negociata, e rëndësishme është që atë ta fitojmë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Zaev duke theksuar se përcaktimi i datës nuk do të thotë vetëm shpërblim për vendin tonë por edhe parim për vet Bashkimin Evropian.
“Ne realizuam gjithë atë që u kërkua prej ne, tani në radhë është Bashkimi Evropian. Kërkojmë mbështetjen e Çekisë e cila gjithmonë na ka mbështetur”, tha Zaev.
“Do të bëjmë çmos që sa më shpejtë të merrni datën për fillim të negociatave dhe të bëheni anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Kur politikanët diçka premtojnë atë edhe duhet ta realizojnë. Shpresojmë se Këshilli i Evropës do të thotë “PO” që të mund edhe zyrtarisht të filloni negociatat për anëtarësim në BE”, tha Andrej Babish, kryeministër i Çekisë.