Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër (FOTO)

Shpërndaje

Mbrëmjen e së enjtes, një vozitëse ka dalur në anën tjetër të rrugës duke u përplasur me një veturë tjetër.
Një zvicerane 35-vjeçare, mbrëmjen e së enjtes ka qenë duke qarkulluar në rrugën „Bremgartenstrasse“ në Oberwil-Lieli, në drejtim të Bremgartenit. Pas daljes nga një tunel, ajo e godet një veturë tjetër të llojit „VW“ që ka qenë në korsinë e duhur. Me këtë rast, vetura e saj „Hyundai“ është rrokullisur dhe ka qëndruar e përmbysur.

Zviceranja 35-vjeçare dhe vozitësi i „VW“-së, një shtetas maqedonas 54-vjeçar dhe bashkudhëtarja e tij kanë pësuar lëndime të dukshme dhe me një autoambulancë është dashur të dërgohen në spital, shkruan „Zofinger Tagblatt“, përcjell Shtegu. Në të dy veturat është shkaktuar dëm total.

Autoritetet përkatëse kanë filluar hetimet e hollësishme për shkakun e aksidentit.