Hahn javën e ardhshme në Shkup

Shpërndaje

Është paralajmëruar se erokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han do të vijë në Shkup javën e ardhshme. Nga Komisioni Evropian thonë se komisioneri Han në Beograd do të udhëtojë nga Shkupi, ku në vend do të takohet me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës. Pastaj ai do të udhëtojë në Beograd më 25 dhe 26 korrik, ku me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Ana Brnabiq do të diskutojnë proceset e reformave në Serbi dhe çështjet rajonale.

“Komisioneri Han në Beograd do të takohet me presidentin dhe kryeministren e Serbisë për të diskutuar reformat që Serbia po zbaton në rrugën drejt BE-së, si dhe çështjet rajonale”, tha zëdhënësi i BE-së për “Tanjug”.

Hahn muajin e kaluar i bëri thirrje Serbisë që të përshpejtojë procesin e reformave dhe me vendosmëri më të madhe të punojë për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen demokratike.