Kasami kishte refuzuar takimin me Zaevin pa Selën dhe Rekën, ja kush zbardh detaje?!

Shpërndaje

Anëtari i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi përmes një postimi ka zbardhur detaje lidhur me taktizimet e kryeministrit Zoran Zaev me liderët e partive shqiptare të opozitës. Ai ka nënvizuar një detaj ku thotë se pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Zaev kishte ftuar në një takim vetëm kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, dhe se kjo ftesë është refuzuar.

Ja detajet nga postimi që sjell Azizi:

”Arsyet pse Zaev eshte i revoltuar nga Lideri Levizjes Besa Bilall Kasami:
– Refuzimi i kryetarit Kasami qe te takohet me Zaevin vecmas, pa Zijadin Selen dhe Blerim Reken ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale.
– Tendeca per te futur percarje ne mes opozites shqiptare.
– Insistimi i Levizjes Besa per t’u implementur pikat e marreveshjes mes LB dhe qeverise per ndryshimet kushtetuese.
– Dhe ajo qe me shume i ka djegur Zaevit eshte se shume aktiviste shqiptare te zhgenjyer nga Zaevi po largohen nga LSDM dhe po i bashkangjiten Levizjes Besa.
Ditet ne vijim do te behen publike kalimet nga LSDM ne Levizjen Besa”, nënvizoi Adnan Azizi.