Kryetari i ASH-Tetovë Altrim Mamuti, kap shah mat Bujar Osmanin duke inspektuar të zezat e Teuta Arifit (Video)

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët pak më parë mbajti një konferencë për shtyp ku u fol për ngjarje të keqmenaxhuara nga autoritetet e komunës së Tetovës.

Altrim Mamuti nga Aleanca për Shqiptarët tha se kanë informacione se projekti për ujërat e zeza i cili financohet nga një shtet evropian, po keqpërdoret nga autoritete komunale. Shteti evropian i ka kërkuar qeverisë së RMV-së që të inspektojë punët në teren. Për inspektim është dërguar zv.kryeministri Bujar Osmani. Për këtë ka reaguar Alenca për Shqiptarët duke thënë se me dërgimin e tij për inspektim, projekti nuk është marrë seriozisht duke qenë se Bujar Osmani kryetaren e komunës së Tetovës e ka nënkryetare të partisë së tij.

Alenca për Shqiptarët gjithashtu kërkon që nëse ky projekt është lëndë gjykuese në Prokurori, le të jetë transparente dhe të paraqitet në media që qytetarët të shohin se si keqmenaxhohen projektet që kanë interes publik.

Fjalimi i plotë i Altrim Mamutit nga Aleanca për Shqiptarët:

Press Konferencë nga kryetari i degës Altrim Mamuti