Në ditën e fundit si kryeministër, Haradinaj takon studentët (Video)

Shpërndaje

56 studentët e programit Akademia Verore Ndërkombëtare që vijnë nga 28 shtete të ndryshme e patën rastin të takohen edhe me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj në ditën e fundit të tij në post.

Veçse ky mysafirëve nuk ua kumtoi këtë lajm, vetëm se ua rikujtoi në gjuhën angleze, përvojën e hidhur të vitit 2005, kur e la detyrën pasi mori aktakuzë nga Tribunali i Hagës.

Të rinjve, që nuk e kishin idenë se Haradinajt po i përsëritet historia, u pëlqeu takimi dhe qasja që e pati ai në takim me ta.

Kronikë e zgjeruar nga Dafina Jegeni-Krasniqi.