Maqedoni

Ajdini i FRASH i dorëzon kupën qeverisë: Kampionë të korrupsionit

Shpërndaje

Deklarata e plotë e Omer Ajdinit, Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët

Çdo raport nga institucionet e Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut deri më sot theksin më të veçantë e ka vendosur te niveli i lartë të korrupsionit dhe ka kërkuar të forcohet lufta kundër korrupsionit si parakusht për integrimin e vendit në BE.

Mirëpo fatkeqësisht, gjatë tre viteve të fundit korrupsioni në vend është rritur vazhdimisht dhe kemi shënuar regres vit pas viti në luftën kundër korrupsionit.

Sot teksa po flasim sapo është publikuar raporti vjetor i Transparency International për perceptimet e korrupsionit. Edhe këtë vit, Maqedonia e Veriut ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit. Sipas indeksit të Transparency International, Maqedonia e Veriut rangohet në vendin e 111 nga 180 shtete të botës, pra 5 vende më poshtë se vitin e kaluar dhe 16 vende më poshtë se viti 2018. Si rrjedhojë nuk jemi më në nivel të njejtë me shtetet e 8 e të Azisë, por jemi më poshtë dhe më keq se shumë prej tyre. Këtë vit jemi edhe më poshtë se Tanzania, Mongolia e Salvadori.

Kjo të dashur qytetarë është dëshmi që në Maqedoninë e Veriut korrupsioni është pjesë strukturore dhe integrale e shtetit dhe e qeverisjes, ashtu siç e kanë dëshmuar në mënyrën më eklatante rastet e shumta korruptive si ai Reket dhe së fundmi ligji Makpetroll, rasti Pucko Petrollin, etj.

Shteti është një shtet i kapur par ekselencë, një vend ku politika është në shërbim të oligarkave dhe në të cilin politikanët vetëpasurohen dhe pasurojnë oligarkët rreth tyre me paranë publike, ndërsa qytetarët vazhdojnë të jetojnë në mjerimin e shkaktuar pikërisht nga kjo qeveri dhe ato parapraket.