Zaev: Do të bllokojmë “Telegramin” nëse ata nuk bashkëpunojnë me ne

Shpërndaje

Nëse aplikacioni Telegram nuk mbyll kanalin e Dhomës Publike, ku po shpërndahen përmbajtje por*nografike dhe private nga qytetarët tanë, si dhe por*nografi nga fëmijë, ne do të shqyrtojmë mundësinë e bllokimit ose kufizimit të përdorimit të këtij aplikacioni në Maqedoninë e Veriut, derisa ata të fillojnë të bashkëpunojnë me ne, shkruajti sot në profilin e tij në Facebook, kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pasi Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski njoftoi se dy anëtarët e grupit janë arrestuar.

Zaev shton se nuk bëhet fjalë për cenzurë por për mbylljen e grupit problematin. Telegram mund të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të personave që i keqpërdorin fotografitë private.