Albin Kurti: Nuk do nisim një luftë të tretë Ballkanike për t’u bashkua me Shqipërinë

Shpërndaje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk do të shkaktojë luftë të tretë ballkanike në mënyrë që të ndodh bashkimi me Shqipërinë, pra të krijohet Shqipëria e Madhe, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka deklaruar se Kushtetuta e vendit e thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër, por Kosova ka drejtën e referendumit.

Lideri i VV’së thotë se Kosova jo domosdo duhet që të bashkohet me Shqipërinë, por të drejtën e referendumit e ka.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen. Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për tu bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë por të kemi të drejtën e referendumit. Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurti i tha në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit.

Kujtojmë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje një ndër kauzat e saj si parti e kanë bashkimin me Shqipërinë, mbetet të shihet gjatë qeverisjes së tyre do ndodhë kjo.