Deputetët do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

Shpërndaje

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet mbledhje për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve. Mbledhje plenare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve mbahet njëherë në muaj edhe atë të enjten e fundit të muajit.

Të parët për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve për kryeministrin dhe ministrat janë zakonisht deputetët e partive opozitare.