Haradinaj: Synojmë një union Kosovë-Shqipëri

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe për bashkimin me Shqipërinë.

“Bashkimi me Shqipërinë nuk lidhet me marrëveshjen që duhet arritur me Serbinë. Kjo është siç ka ndodhur edhe me Ushtrinë, Trepçën apo vendimi për Pavarësinë. Bashkimi është vendim i brendshëm i Kosovës”, tha ai.

Haradinaj thotë se bashkimi me Shqipërinë lidhet me disa zhvillime tjera.

“Nëse vazhdojnë të mbesin pengesat që na ka vendosur Serbia por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që lidhen me njohjet apo me anëtarësimin tonë në NATO, pasi për në siguria është prioritet, nuk na mbetet gjë tjetër pos të shkojmë nga referendumi me Shqipërinë”.

I pari i AAK-së thotë se kërkesa nga bashkim me Shqipërinë dallon me ato që janë kërkuar nga e kaluara.

“Më herët është kërkuar që bashkimi të merr edhe miratimin nga Serbia por ne në këtë rast nuk kërkojmë miratimin e Serbisë”.

Haradinaj thotë se në këtë rast nuk do të hiqet dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Ne synojmë një union Kosovë-Shqipëri. Shteti i Kosovës mbetet në union me Shqipërinë. Institucionet aktuale të Kosovës mbesin. Përgjegjësitë e Kosovës që ja ka dhënë Kushtetuta mbesin, por më pas do të kishte një Kushtetutë të Unionit Kosovë-Shqipëri”, ka shtuar Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për President, ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Ai gjithashtu ka shtuar se nëse do të jetë President, do të gjendet një zgjidhje tjetër, por se duhet konsensus mes institucioneve dhe partive.

Haradinaj ka treguar edhe se si e ka zbuluar planin e Mogherinit për ndarje para se të ketë informata më shumë.

“Shkëmbimi i territoreve ka dështu, për fat të keq me pasoja. Nuk do të ketë as asociacion, sepse e ka hedhur Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

“Bazuar në këtë unë besoj se ka mundësi për një zgjidhjet tjetër, duhet konsensus mes institucioneve, por edhe mes pozitës dhe opozitës”, ka shtuar ai.

“Përvoja është shumë e rëndësishme në këtë drejtim, sepse 20 vjet angazhim ndihmojnë që të kuptohen më lehtë proceset. Intuita më ka bërë që të shoh rrezikun e dialogut nga Mogherini, akoma pa pasur informata të plota. Në fund ka dalë se vërtetë ka pasë një skenar për ndarje të Kosovës”, tha mes tjerash Haradinaj.