Rajoni

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet

Shpërndaje

Nuk ka gjykatë e cila mund t’ia ndaloj kandidimin Albin Kurtit, Donika Kadajt, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e të tjerëve.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dë*nuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani.

Pavarësisht çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese, profesori i së drejtës penale nuk dëshiron të komentoi vendimin e saj.

Ai për “Syri.net”, shtoi se çështjen e pasojave juridike të dë*nimit e cakton vetëm Kodi Penal, si te ne, si në drejtësinë penale të të gjitha shteteve.

Sipas KPK-së, gjykimi me kusht, me gjobë dhe vërejtja gjyqësore nuk prodhojnë asnjë pasojë juridike për personat e shpallur fajtor dhe këtë standard, të etabluar në të drejtën penale bashkohore, nuk mund ta përmbysë asnjë institucion (KQZ etj.) po as Gjykata Kushtetuese.

“Kështu që askujt, që është shpallur fajtor dhe gjykuar me dë*nim me gjobë, kusht apo verejtje gjyqësore, nuk mund t’i merret e drejta pasive në zgjedhje”, tha Hasani.

Ai tha se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë Supreme, e cila përmbys standardet të cilat janë të etabluara me të drejtën penale se dë*nimi me kusht, me gjobë dhe vërejtjet gjyqësore nuk mund të prodhojnë asnjë pasoj juridike.

Sipas tij çfarëdo të thotë kjo, se secili që është i dë*nuar me gjobë, me kusht e vërejtje, e që me një vendim gjyqësor nuk iu ka shqiptuar dë*nimi plotësues apo diçka tjetër, kur dihet se diçka tjetër janë pasojat plotësuese diçka tjetër është vendimi.

“Askush nuk ka të drejtë që ata ti ndaloi të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për tu kandiduar në zgjedhje”, tha profesori Fejzullah Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë tregoi se i vetmi Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund ti përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal e cila është në natyrën e saj të përacktoi ato.

Sipas tij Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite thotë se dë*nimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të dë*nimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.

Ai shtoi se Ligji për Zgjedhjet, e thotë se kushdo që është shpallur fajtor tri vjetët e fundit nuk mund të merr pjesë në zgjedhje e nuk mund të kandidohet, por Ligji për Zgjedhjet nuk është e thënë të thuhet nëse është dë*nuar me këto lloj dë*nimesh. Nuk është në natyrën e Kodit Penal që ta sqaroj këtë.

“Ligji është i ndërtuar për juristë që e lexojnë atë dhe ata e dijnë se kush i parasheh pasojat juridike”, tha Fejzullah Hasani.

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, shtoi se nuk ka pas nevoj me thënë Ligji për Zgjedhjet përpos atyre që janë dë*nuar, sepse nuk është në natyrën e këtij ligji, por të Kodit Penal i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë ligj tjetër nuk mund ti përcaktoj e as që i ka përcaktuar, pos Kodit Penal.

Sipas tij nuk ka vendim të asnjë institucioni e as Gjykatës Kushtetuese e as asaj Supreme që mund të përmbys standardet që janë të etabluara të drejtën penale pë të konkurruar.

“Të gjithë ata që janë dë*nuar me kusht, me gjobë ose iu ka shqiptuar vërejtje gjyqësore e janë shpallur fajtor kanë të drejtë të kandiduar sipas Kodit Penal , ngase ky nuk e njeh efektetin e këtyre de*nimeve gjyqësore. Ndërsa pasojë juridike është kjo, kur nuk e lë dikë me kandidu”, tha profesori Hasani.

Ai shtoi se pasoj juridike është sepse nuk mund të fitoi ndonjë gradë ushtarake, nëse ka qenë i dë*nuar. Dë*nimet plotësuese janë diçka tjetër, por pasojat juridike janë këto.

Sipas standardeve e sipas drejtësisë askush nuk mund ti pengoj këta persona të cilë janë të dë*nuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore që të kandidojnë edhe pse janë dë*nnuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore.

“Por jashtë ligjit tek ne mund të ndodh çdo gjë. Pavarsisht se çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e të tjerët kjo është standard krucial i drejtësisë dhe nuk mund të prodhoj pasoja juridike dë*nimi me kushtë, gjobë e vërejtje”, tha Fejzullah Hasani për “Syri.net”.

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, tha se kjo nuk është se ne e kemi paraparë, por e kemi ndërtuar nga standardet e krijuara në vendet me demokraci të ndërtuar të sistemit të drejtësisë penale.