Maqedoni: Nuk zgjatet orari i lokaleve, edhe më tej do të punojnë deri në ora 21:00
Ministria e Shëndetësisë informon se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive ka vendosur që të mbetët në fuqi orari i punës së lokaleve deri në ora 21.00.
Gjithashtu mbetet në fuqi edhe masa që administrata të vazhdojë të punojë me rotacione.
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive bëjnë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat anti-covid dhe se gjendja me coronavirusin në vend është stabile.
Ndryshe, para Vitit të Ri Qeveria vendosi që ta shkurtojë orarin e punës së objekteve hotelierike, me çka kanë punuar deri në 18:00.