KSHZ ia dorëzoi certifikatën Pendarovskit për president të shtetit

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ia dorëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në pajtim me të cilat Pendarovski u zgjodh shef i shtetit.
Nesër Stevo Pendarovski do të inaugurohet në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka edhe zyrtarisht do ta fillojë mandatin pesëvjeçar.