Ministri Hoxha takim me banorët e fshatit Konjari i Mesëm

Shpërndaje

Ministri Arjanit Hoxha sot ka pasur takim me banorët e fshatit Konjari i Mesëm, ku u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohet ky fshat, më konkretisht, u diskutua për gërmimet e pakontrolluara të rërës, gjë që shkatërron burimet natyrore dhe rrezikon shtëpitë, sepse gërmimet realizohen në afërsi të zonës së populluar, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Sot realizova takim me banorët e fshatit Konjari i Mesëm.

Në takimi u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohet ky fshat, më konkretisht, u diskutua për gërmimet e pakontrolluara të rërës, gjë që shkatërron burimet natyrore dhe rrezikon shtëpitë, sepse gërmimet realizohen në afërsi të zonës së populluar.

Ankesa e banorët të këtij vendbanimi ishte se po shkatërohet toka pjellore e dhënë nën koncesion, ku një pjesë e vogël e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në lidhje me këtë unë menjëherë informova Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi i cili do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij dhe nëse konstatohet abuzim, për të njëjtën do të ndërmerren masa.

Ne nuk do të lejojmë asnjë shkelje të dispozitave ligjore dhe keqpërdorim të tokës bujqësore.

Banorëve të këtij vendbanimi ju premtova se nga ana jonë e gjithë kjo do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.