“Morëm konfirmim”/ Rama: Do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Do të nisë me një sasi…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça gjatë bashkëbisedimit me një mjek se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.

Kreu i qeverisë shtoi se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.

“Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë dozat e para në fund të janarit. Njësoj si me të tjerët Pfizer i shtyhu në kohë. Kemi marrë konfirmimin që do fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët“, tha ai.

Po ashtu kryeministri deklaroi se: “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”.