Pasi humbi babanë nga Covid/ Gentian Zenelaj poston foton nga spitali: 14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë
Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, ka mposhtur koronavirusin. Nuk ka qenë e lehtë për të, pasi i është dashur që të merrte ndihmë mjekësore në spital për të luftuar Covid-19.
Por pas 14-ditësh i shtruar në spital, tashmë Zenelaj është negativizuar. E teksa vetë ishte në spital, Genti ka marrë një lajm të hidhur. I njëjti virus me të cilin ai po luftonte, i ka marrë jetën babait të tij.
“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë?”, shkruan sot aktori i humorit në “Instagram”, ku flet dhe për gjendjen e tij të rënduar shpirtërore nga humbja e madhe e shkruan për “shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”.
“Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime. Faleminderit nga thellësia e zemrës. Zoti ju bekoftë “, shkruan ndër të tjera Zenelaj.
Pak ditë më parë, vetë Genti postoi një foto me të atin, dhe një dedikim prekës, ku njoftonte lajmin e trishtë për vdekjen e babait për shkak të koronavirusit.
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.
Kanë kujtime t? mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..
Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkruante Genti.