Rekord i rrezikshëm/Në aksin Tetovë – Gostivar me shpejtësi 290 kilometra në orë dhe e filmon (Video)

Shpërndaje

Në rrjetin social Tik Tok u publikua një video ku një shofer i ri mburret se si në autostradë i jep makinës me 290 kilometra në orë.

U publikuan disa video ku shihet qartë se si shoferi i jep makinës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, shkruan portali PlusInfo.

Shpejtësia me të cilën mburret shoferi është realizuar në autostradën Tetovë-Gostivar.

Mund të shihet se brenda makinës janë edhe disa persona të tjerë që argëtohen me muzikë.