Risia e Universitetit të Prishtinës: Roboti humanoid UXA90 që do të flasë shqip

Shpërndaje

Një sukses në unversitetin e Prishtinë, në departamentin e Mekatronikës: ndërtohet roboti humanoid UXA90. Lajmin e ka dhënë Shefi i departamentit, prof.Arbnor Pajaziti, i cili ka publikuar edhe fotot ku kanë dalë bashkë me robotin, ai dhe kolegët, si prodekani Xhevahir Bajrami.

Por duhen kode të ndryshme për ta programuar dhe studentët bashkë me profesorët do të mësojnë kodimet për t’i vënë në lëvizje pjesët e tij.

Prof. Xhevahir Bajrami tregon se “ky robot mund të qëndrojë në këmbë, të kërcejë dhe të bëjë lëvizje të ndryshme. Madje do ta programojmë të flasë edhe shqip”.

Sipas profesorit Arbnor Pajazitit, roboti është arritja më e fundit në këtë departament: “Në këtë laborator ka pajisje të ndryshme teknologjike të krijuara nga studentët në bashkëpunim me ne”.