Robert dhe Patris Berisha humbin nënën
Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha, janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm.
Nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.
Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.
Gjithashtu edhe Robert Berisha ka njoftuar për humbjen e nënës:
“Pusho e qetë mami jem 😢per ty me shkru kom shum, po e la me kaq 💔”
Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë marrë nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje.