Spanjë, reshje “të jashtëzakonshme” të dëborës

Shpërndaje

Stuhia Filomena ka mbuluar me dëborë një pjesë të Spanjës, gjysma e këtij shteti është në alarm këtë të shtune.Madridi është një nga zonat më të prekura, dhe pritet që brenda 24 orëve të ardhshme bora të shkojë deri në 20 centimetra.Aeroporti i qytetit është mbyllur së bashku me një numër të rrugëve. Të premten në mbrëmje, një numër i automjeteve u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit, transmeton Klan Kosova.

Zjarrfikësit ishin thirrur për të ndihmuar shoferët që kishin mbetur të bllokuar, ndërsa në disa pjesë ushtria ishte thirrur për të pastruar rrugët.Autoritetet e atjeshme iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të anulojnë udhëtimet që nuk janë për nevoja esenciale.Nga raportimet e mediave të atjeshme thuhet se kjo është bora më e madhe që ka mundur të bie atje brenda 40 vjetëve të fundit.

Agjencia e motit atje ka thënë se këto reshje të dëborës janë të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi historike, shkruan BBC.