UNICEF i jep donacion Kosovës 1394 frigoriferë mobil

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se UNICEF ka dhuruar 1.394 frigoriferë mobil, shkruan Gazeta Blic.

Zemaj ka theksuar se donacioni është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i kontribuon efikasitetit dhe sigurisë së imunizimit dhe për këtë i falënderojmë sinqerisht.

“Kapacitet i ruajtjes së vaksinave është 2.6 litra, deri në 41 orë 29 minuta, kohë e mjaftueshme për ekipet mobile të imunizimit për të vepruar në tërë territorin e shtetit, me siguri të plotë” shkruan Zemaj në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të bashkëpunimit me Programin e Zgjeruar të Imunizimit, UNICEF-i për ekipet e imunizimit, për të gjitha komunat, sot ka dhuruar 1.394 frigoriferë mobil.
Donacioni është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe i kontribuon efikasitetit dhe sigurisë së imunizimit dhe për këtë i falënderojmë sinqerisht.
Kapacitet i ruajtjes së vaksinave është 2.6 litra, deri në 41 orë 29 minuta, kohë e mjaftueshme për ekipet mobile të imunizimit për të vepruar në tërë territorin e shtetit, me siguri të plotë. Faleminderit!