Vetura me figurën e Albin Kurtit, për kaq para e nxori në shitje një kosovar!

Shpërndaje

Një kosovar ka nxjerr në shitje një makinë jo shumë të zakonshme. Makinën e tipit “BMW”, ai e ka personalizuar me figurën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Makina në fjalë e cila mendohet të jetë minimum 30 vjet e vjetër, shitet për 7 mijë euro.

Marrë parasysh që zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen, shumë qytetarë po tregohen aktive duke shprehur simpati për parti të ndryshme politike.