Maqedoni

Agim Ismailoviq: Do të qëndroj deri në fund këtu, nuk jam as Gruevski as Mijallkov që të arratisem

Shpërndaje

Agim Ismailoviq në fjalën e tij pas shqiptimit të vendimit tha se ai nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e kam ndërmend që të ikë askund.

“Edhe pse e kam pritur dhe edhe pse gjykata e ka pasur të seruar gati, nuk është dë*nimi i kësaj gjykate. E kam thënë që në fillim se nuk kam të bëj me këtë vepër. Ju mundeni me vendosur si të doni. Dua të tregoj se kam qenë në liri 3 vjet edhe ditën e fundit që ka kërkuar prokuroria paraburgim, ju premtova që çfarëdo vendimi që të merr gjykata unë nuk bëj ikje, por do t’i përgjigjem ligjit, deri sa të mos pastrohet kjo lëndë. Deri në fund. As nuk jam dezertor, as një njeri në ikje si Gruevski e Mijallkov dhe disa qytetarë tjerë të Maqedonisë, unë kam thanë se do të jem këtu deri në instancat kur do të përfundojë kjo procedurë madje edhe në gjykatën në Strasburg”, ka deklaruar Agim Ismailoviq.

Nga minuta 34.50