Kryeministri Kovaçevski e priti kryeministrin Rama me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka pritur Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake delegacioni qeveritar maqedonas i udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski, e priti delegacionin shqiptar qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Rama.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut janë Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Punëve, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Nikolla Tupançeski, ministër i Drejtësisë, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Bekim Sal, ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinovska Stojçevska ministre e Kulturës, Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Xhemail Çupi, ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën, Abdylshyqyr Abedini, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Metodija Dimovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.,

Në përbërje të delegacioni shqiptar janë Belinda Balluku – zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Niko Peleshi – ministër i Mbrojtjes, Olta Xhaka – ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Delina Ibrahimaj – ministre e Financave dhe Ekonomisë, Bledar Çuçi – ministër i Punëve të Brendshme, Mirela Kumbaro – ministre e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor, Elva Margariti – ministre e Kulturës, Bora Muzhaqi – ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Edona Bilali – ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësisë, Ronaldo Risto – zëvendësministër për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ulsi Manja – ministër i Drejtësisë, Ogerta Manastirliu – ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Kushi – ministër i Arsimit dhe Sportit, Milva Ekonomi – ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimit, Elisa Spiropali – ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Majlinda Duka – ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me BE-në dhe Fatos Reka – ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas pritjes zyrtare, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama do të kenë takim tet a tet, e më pas do të zhvillohet seanca ndërqeveritare në të cilën kryeministrat Kovaçevski dhe Rama do të mbajnë fjalime hyrëse, e më pas do të vijojë diskutimi mes delegacioneve qeveritare të të dy vendeve.

Njëkohësisht, në mbledhjen e sotme do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume mes ministrave të të dy shteteve, që kanë të bëjnë forcimin e bashkëpunimit në më shumë segmente.

Pas përfundimit të seancës ndërqeveritare, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.