Ajdari: Gjykata i’a plotësoi dëshirën e Fatime Fetait për “Monstrën”, shqiptarët ta lëshojnë Qeverinë (Video)

Shpërndaje

Definitivisht ky nuk është shtet serioz dhe nuk ka institucione serioze. Kështu ka deklaruar Bedri Ajdari pas shqiptimit të dënimeve për rastin “Monstra”.

“Ky shtet nuk u tregua si shtet që e mori përsipër që t’i rregullojë institucionet që të punojnë në mënyrë të drejtë. Sot u dha një vendim me kërkesë të prokurorisë që ishte si një këngë e porositur dhe u miratuan dëshirat e prokurorisë. Mendoj se Këshilli Gjyqësor ishte i paaftë dhe nuk mundi ta bëjë dallimin mes të vërtetës dhe jo të vertetës. Duke e pasur parasysh se Gjykata Supreme ka dhënë definicion preciz se si duhet të jenë këto, ky Këshill Gjyqësor e mori përsipër që të gjejë organizatorët që nuk i gjeti, ta gjej motivin që nuk e gjeti, ta gjejë porositësin e veprës që nuk e gjeti , por vetëm me indikacione dhe me mendime që nuk kanë asnjë bazë, sa për ta mbuluar rastin dhe për ta zvarritur. Ne nuk po kërkojmë zvarritjen por ata po e bëjnë duke e ditur se kjo lëndë fundin e ka prap në Gjykatën Supreme dhe atje nuk besoj që Gjykata Suprme do ta shkelë fjalën e vetë dhe paralajmërimet që i ka bërë në mënyrë precize. Paralajmëroj protesta dhe ftojë kreun e Shtetit që kanë qenë nëpër protesta të “Revolucionit laraman”, të cilëve ne u kemi ndihmuar për ta rrëzuar sistemin dhe jo për ta ndërruar garniturën, për të ardhur një garniturë tjetër, por për të reformu institucionet që nuk u bë dhe kjo si rezultat i asaj u shpall në këtë Gjykatë që është e kriminalizuar dhe e ndikuar nga njerëz nga parti apo institucione të ndryshme. Kërkojë nga partitë që bëjnë pjesë në Qeveri të distancohen apo të japin dorëheqje apo ta lëshojnë qeverinë. /Gazeta LAJM