Aksident në Brezovicë, një person rrotullohet me motor të borës në pistën e skijimit

Shpërndaje

Një person ka pësuar një aksident në pistën e skijimit në Brezovicë.

Kështu duket në një video e cila është publikuar në Facebook, ku shihet personi duke drejtuar një motor bore, në pistën e skijimit.

Derisa drejtuesi i motorit tenton të arrij lartë në pistë, për një moment shihet se mjeti që po e drejton fillon të rrëshqas.

Perdorni kete ilaç te lire per nyjet tuaja qe dhembin

Perfundimisht shkaku i aromes se keqe te gojes u be i ditur!

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi konfirmoi për Telegrafin se gjatë këtij aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

“Në lidhje me rastin, ne kemi dërguar njësitet tona atje, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale”, tha Gashi.