ASH: Naser Ziberi, avokat i BDl-së jo i popullit (Video)

Shpërndaje

Të rinjtë e “Aleancës për Shqiptarët” sot kanë shprehur revoltën e tyre para zyrave të Avokatit të Popullit, për zgjedhjen e Naser Ziberit në këtë detyrë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Liridona Emini, nga Forumit Rinor të ASH-së, tha se zgjedhja e Ziberit, është në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, sipas të cilit, Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur. Ajo, me këtë rast kërkoi nga institucionet e Bashkimit Evropian që publiksiht ta dënojnë këtë akt, të kapjes së insitucioneve shtetërore.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetarë

Të nderuara media,

Sot ishim para zyrës së Avokatit të Popullit për shprehur pa pajtueshmerinë dhe revoltënn tonë në lidhje me zgjedhjen e Naser Zyberit si Avokat i Popullit.

Fatkeqësisht, para disa ditëve, në mënyrë shumë dinake në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, vetëm me 61 vota të pozitës dhe pa pajtimin e opozitës, Naser Zyberi u zgjodh Avokat i Popullit.
Rikujtojmë që Naser Zyberi, përveç që ka qenë aktivist dhe funksionar politik e partiak , në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për Kryeministër shteti nga BDl, nga partia e cila sot është në qeveri, e kundrejt të cilës Naseri Zyberi do të duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve.

Kjo është në kundërshtim direkt me vet Ligjin për Avokatin e Popullit, i cilit në nenin 3 thotë: ‘’Avokati i popullit është i pavarur dhe i mëvetësishëm në kryerjen e funksionit.’’ Ndërsa neni 2 thotë që avokati i popullit është organ i cili i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe të gjithë personave tjerë, kur ato u shkelen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat tjera që kanë autorizime publike.

Të nderuar qytetarë,

Është fakt që Naser Zyberi nuk është i pamvarur dhe i mëvetësishëm, prandaj ai nuk do të mund t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve karshi pushtetit, që do të thotë ai nuk është dhe nuk mund të jetë Avokat i Popullit.

Ne sot, në ditën e inagurimit të tij, në mënyrë simbolike kemi vendosur që zyrën e Avokatit të Popullit ta riemërojmë ashtu siç e Meriton në të vërtetë kjo zyrë dhe do të jetë zyra e Avokatit të Qeverisë/BDl-së.

Në këtë drejtim, bëjmë thirrje tek të gjitha institucionet e Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve mike, që publikisht të dënojnë këtë akt të kapjes së instituioneve shtetërore, i cili jo vetëm që është në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, por edhe me Principet e Venecias për Avokatin e Popullit.