“Askush nuk e besonte”, Rama: Do të bëhet realitet vaksinimi i krejt popullit

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga procesi i vaksinimit që u zhvillua sot.

Rama thotë se ashtu siç po bëhet realitet “Rindërtimi i shtëpive, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot”.

Kryeministri Rama në facebook:

🌼Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot🇦🇱

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre.