Bërnabiq: Serbia pret leje nga Fajzer për donacionin e vaksinave për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Gjithçka është gati që Serbia t’ia dorëzojë Maqedonisë së Veriut donacionin e vaksinave të kompanisë Fajzer, por pritet leja e atij prodhuesi amerikan, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ajo sqaroi se marrëveshja mes Serbisë dhe Fajzerit parasheh se vaksinat nuk mund të eksportohen.

“Kemi sasi të caktuara të vaksinave të dedikuara për donacion të Maqedonisë së Veriut, vetëm pritet dokumentacioni teknik, përkatësisht miratimi zyrtar nga kompania Fajzer se vaksinat e tyre mund të dhurohen”, deklaroi Bërnabiq.

Ajo theksoi se ka biseduar me drejtorin e kompanisë “Fajzer” për të marrë leje për donacionin sa më parë, ndërkaq se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka tërhequr lidhjet e veta personale me SHBA-në për ta marrë atë pajtueshmëri.

“Shpresojmë se gjithçka do të përfundojë në disa ditët në vijim”, theksoi kryeministrja Bërnabiq.

Dërgesa e vaksinave në Maqedoni të Veriut si donacion nga Serbia, që ishte paralajmëruar për të enjten, 11 shkurt, është shtyrë për disa ditët në vijim, kumtuan mbrëmë nga Presidenca e Serbisë.

“Për shkak të domosdoshmërisë për furnizim të dokumentacionit shtesë teknik, dërgesa e vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shtyrë. Vaksinat do t’i dorëzohen Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim”, ceket në kumtesë.