Dritan Abazoviq: Arrestimet kanë filluar, t’i hiqet imuniteti ish-ministrit

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka kërkuar sot që imuniteti i ish-ministrit të Bujqësisë, Petar Ivanoviq të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç është thënë nga Abazoviq, Ivanoviq është aktori kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi.

Abazoviq konfirmoi në llogarinë e tij në Twitter se ish-drejtori i IRF, Zoran Vukcevic u arrestua si pjesë e çështjes “Fondi Abu Dhabi”.

“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua për dhjetëra miliona euro”, shkroi Abazoviq.