Florian Marku i jashtëzakonshëm: E bën kundërshtarin t’a hedhë peshqirin (Video)

Shpërndaje

Florian Marku e ka mbyllur me fitore meçin ndaj Rylan Charltonit, duke vazhduar të mbetet ende i pamposhtur.

Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Britania e Madhe në meçin e zhvilluar sonte në ‘The SSE Arena’ në Wembley të Londrës.

28 vjeçari tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist.

Fitorja sonte për Markun erdhi në raundin e tetë, pasi trajneri i Charltonit hodhi peshqirin e bardhë në dysheme.