Mbërrijnë 7020 doza të vaksinave Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza” (Video)

Shpërndaje

Rama ka publikuar një video në facebook ku tregon se kanë mbërritur 7020 doza të vaksinave Pfizer, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kryeministri Edi Rama i priti në aeroportin e Rinasit bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu dhe ministrin Arben Ahmetaj. Ndërkohë vendi ynë është afër marrëveshjes për një shumë të konsiderueshme vaksinash Astrazeneca.

Gjatë pritjes së vaksinave Rama ishte në një konferencë me gazetarët dhe pas njoftimit se mbërritën ai i krahasoi vaksinat me fëmijët, duke thënë “Erdhën kalamajtë duhet t’i presim tani”.

Video: