Me Arben Taravarin sot shumica do të ishin vaksinuar

Shpërndaje

Koment: Tetovasot

Ndonjëherë disa politikanë bëjnë prapakthehu. Në vend të ngritjes së tyre politike në fusha që ata i njohin më mirë se cdokush, ata kthehen mbrapa në funksione dytësore. I tillë është edhe Arben Taravari.

Se çfarë ka bërë për Gostivarin këtë do ta thonë banorët atje në zgjedhjet vendore që mbahen së shpejti, por e vetmja gjë e mrekullueshme që ai bëri në karrierën e tij politike është drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai filloi reforma të shumta aty, të tilla që filluan të dukeshin qartazi, por më pas ai u kthye mbrapshtë për një post tjetër më poshtë se sa aftësitë e tij të menaxhimit në njërën ndër ministritë më të rëndësishme dhe sidomos në këtë kohë pandemie që pa dyshim do ta menaxhonte situatën shumëfish më mirë.

Taravari duhej të mbetej më gjatë në atë post për të vazhduar reformat në një institucion kaq të kalbur prej vitesh dhe fiks tani në këtë kohë pandemie ai ka dështuar sidomos me vaksinat kaq të rëndësishme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

“Kemi ende mjaft punë. Qytetarët duhet t’i ndjejnë reformat. Deri më tani çdo gjë ka qenë e kalbur, shpresojmë që me reformat që do t’i sjellim do të rregullohet gjithçka, por na duhet kohë, pasi që nuk e kemi shkopin magjik që t’i rregullojmë të gjitha çështjet menjëherë. Punën do ta bëjmë bashkërisht edhe me mediat, na duhen edhe rrëfime pozitive. Kjo nuk do të thotë se s’duhet të ketë vend për kritika, ato na shtyjnë që të punojmë edhe më shumë, megjithatë, duhet të jetë edhe aspektin pozitiv. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për çështjet që do t’i ndërmarrim”, tha Taravari, pasi morri këtë funksion të rëndësishëm para katër vitesh .

Disa nga reformat që Taravari paralajmëroi atë kohë ishte përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shëndetësore dhe në secilin institucion shëndetësor, qytetarët do të kenë të drejtë të kërkojnë ndihmë apo informata në gjuhën e tyre amë.

“Termini im”, do të reformohet në atë mënyrë që në secilin spital do të formohen ambulanta, të cilat do të merren vetëm me rastet urgjente të cilët shkojnë në spital ishte një tjetër reformë në këtë vijë dhe sipas Taravarit atë kohë si ministër Shëndetësie kjo si formë do të ekzistojë, megjithatë këto ambulanca, do ta bëjnë më efikase punën, edhe për mjekët, por edhe për pacientët që nëse ka ndonjë rast urgjent të mos caktohet termin, por të trajtohet si rast urgjent.

Taravari poashtu si pjesë të reformave atë kohë përmendi edhe cështjen e mungesës së kuadrove, gjegjësisht mjekëve dhe infermiereve duke paralajmëruar punësime të reja, aq sa do të ketë mundësi në kuadër të buxhetit të Ministrisë.

Taravari poashtu shfuqizoi vendimin për çmime të reja të barnave duke parandaluar pagesën shtesë për barnat dhe një sërë cështjesh tjera për avancimin e shëndetësisë.

Këto dhe shumë reforma të nisura i mungojnë Shëndetësisë që prej katër vitesh po aq sa këtij institucioni i mungon një njeri që ka mundur ta menaxhojë shumë më mirë këtë kohë pandemie.
Po të ishte Taravari sot Ministër i Shëndetësisë që njëkohësisht ishte si ministër më i suksshëm ku e e tha Agjencia amerikane IRI dhe më i preferuari, situata sidomos me vaksinat do ishte ndryshe.

Sikur Taravari të ishte sot Ministër i Shëndetësisë nuk do të kërkonte lëmoshë nga Serbia për Vaksinat, por do të kishte arritur që ti sigurojë ato nga Gjermania dhe SHBA, një menaxhim po aq të mirë sa ka bërë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në këtë drejtim.