Parashikimi i motit – do të ketë ngritje të temperaturave

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin tonë, situata meteorologjike do të shkojë drejt stabilizimit.

Në dy ditët e ardhshme do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata diellore. Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.