Skandali me lejet për vozitje, Spasovski: Policët do të suspendohen nga MPB-ja

Shpërndaje

Numri një i Ministrisë së Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi suspendimin nga puna të 8 punonjësve të policisë të cilët janë të përfshirë në skandalin me lejet për vozitje. Spasovski u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer vepër penale, do të përgjigjen para ligjit.

“Jemi për parandalimin e korrupsionit, edhe në këtë rast ku kemi keqpërdorim të detyrës zyrtare. Është e saktë se kemi hetim për 8 persona të cilët janë të punësuar në MPB dhe që kanë marr pjesë në këtë vepër ilegale, pajisje me patentë shoferi personat që nuk e kanë kaluar provimin. Janë nën hetim 8 punonjës të policisë, ata do të suspendohen nga MPB-ja”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, duke mos dashur te shpalos me shume detaje, nen arsyetimin se hetimi është në rrjedh e sipër, përcjell Zhurnal.mk