Takimi i Besimit me eurokomisarët Hahn dhe Gentiloni: Janë plotësuar kushtet për transhën e dytë prej 80 milionë euro për kapërcimin e krizës

Shpërndaje

“Janë përmbushur kushtet për marrjen e transhës të dytë prej 80 milionë euro nga ndihma makrofinanciare prej Bashkimit Evropian në shumën totale prej 160 milionë euro, të cilat janë të destinuara për kapërcimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona. Pas marrjes së miratimit nga Komisioni Evropian, Ministria e Financave do të dërgojë kërkesë për pagesën e transhës së dytë. Në të njëjtën kohë, në gjysmën e parë të muajit mars, do të dërgojë kërkesë për pagesën e transhës të dytë në vlerë prej 8 milionë euro nga Marrëveshja e rezistencës së BE-së, të cilën shpresojmë ta përfitojmë deri në fund të muajit tjetër”, informoi ministri i financave Fatmir Besimi në takimin me eurokomisarin për buxhet dhe administratë Johannes Hahn dhe eurokomisarin për ekonomi, Paolo Gentiloni, që u mbajt sot në Bruksel.

Republika e Maqedonisë së Veriut, në muajin tetor të vitit të kaluar mori transhën e parë të ndihmës makro-financiare nga BE në vlerë prej 80 milionë euro dhe në fund të vitit 2020 në mënyrë shtesë ishte shpërndarë transha e parë prej 32 milionë euro nga Marrëveshja e rezistencës së BE-së, me çka 24 milionë euro ishin transferuar në Bankën zhvillimore dhe tashmë janë alokuar në formën e linjave të kredisë pa interes me komponentë grant, derisa 8 milionë euro do të shfrytëzohen nga ana e Agjencisë për punësim, për përkrahje të masave aktive për punësim.

Në këtë takim, me eurokomisarët janë shkëmbyer përvojat në pjesën e menaxhimit me krizën e Covidit, zhvillimet ekonomike, zhvillimet makroekonomike, bashkëpunimi ndërkombëtar, kurse ministri i informoi ato për Ligjin e ri për buxhete, me të cilin vendosen zgjidhje sistematike në financat publike.

Në këtë drejtim, eurokomesarët e përshëndetën miratimin e Ligjit të ri për buxhete, si dhe planifikimit afatmesëm të buxhetit i cili është vendosur në kuadër të Ligjit.

Njëkohësisht, në takim ministri informoi se këtë vit do të pregaditet Programi i ri për menaxhimin e financave publike për periudhën e vitit 2022 – 2027 dhe se do të ishte mirë derisa KE konsideron për përkrahje të këtij programi në kuadër të instrumentit IPA 3 dhe në periudhën e programimit për vitin 2021 – 2027.

Me respekt,

Shërbimi për marrëdhënie me publikun

Ministria e Financave