Lamtumira e fundit për 8 anëtarët e familjes Zykaj në Shqipëri (Video)

Shpërndaje

Janë përcjellë për në banesën e fundit, 8 anëtarët e familjes Zykaj të cilët mbetën të vdekur pasditen e djeshme pasi u qëlluan për vdekje nga kushëriri i tyre.

8 arkivolet janë nxjerrë nga banesa e Demir Zykajt dhe janë përcjellë për në pronat e familjes.

Një ditë më parë u vranë në një masakër 8 anëtarët e familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Vlorës.

Viktimat janë:

Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec). Berije Zykaj.