Vendi ku me 1.1 dollarë mund të mbushni rezervuar të plotë me karburant

Shpërndaje

Deri sa në vendin tonë çdo të hënë merret vendim për çmimet e karburanteve, qytetarët e disa shteteve në botë nuk i kanë këto probleme, sepse në këto vende është më lirë të mbushni një rezervuar të makinës sesa të blini një gotë uiski ose të pini një kafe.

Sipas përditësimeve të fundit të çmimeve botërore të karburanteve më 25 janar 2021, benzinën më të lirë në botë mund ta blini në Venezuelë. Në këtë vend të Amerikës së Jugut çmimi për litër është 0,020 dollarë amerikanë. Kjo do të thotë që për të mbushur një rezervuar 55 litra do të iu duhen 1,1 dollarë ose 56 denarë.

Venezuela është një prej vendeve me rezervat më të mëdha të naftës. Kjo është edhe arsyeja pse kontrabanda e benzinës nga Venezuela në Kolumbi, Brazil dhe Guajana është një dukuri e zakonshme. Përveç Venezuelës, vendet me çmimet më të ulëta të benzinës përfshijnë Iranin, Angolën, Algjerinë, Kuvajtin, Katarin, Sudanin, Kazakistanin, Turkmenistanin dhe Nigerinë.