“Vendimet e Greqisë u keqinterpretuan”/ Rama për çështjen e Detit: Maskarenj që i fryjnë zjarrit

Shpërndaje

Nga jugu i Shqipërisë, Edi Rama  ka hedhur poshtë akuzat se ai po i fal Detin Greqisë.

Kryeministri thotë se shteti fqinj është në të drejtën e tij për tu shtrirë me 12 milje ashtu sikurse përcaktohet edhe në konventën europiane. Por, arbitri mes palëve aty ku nuk ka as marrëveshje dhe as hapësirë detare është Gjykata e Hagës.

Edi Rama: Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot për arsye se nuk ka vend, duhet marrëveshje dhe ne do të shkojmë në gjyq se nuk kemi marrëveshje.

Nuk i kursen kritikat e ashpra ndaj liderëve politik si brenda dhe jashtë kufirit,  të cilët sipas Kryeministrit shqiptar i  hedhin benzinë zjarrit.

Edi Rama: Ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, në Shqipëri e Kosovë dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Qenie të ulëta, të padenja, që ndiqen nga gjysmë analfabete.

Edi Rama u ndal edhe tek pretendimet se varrezat  greke në jug janë dorëzim  sovraniteti.

Edi Rama: Këtu bëhet fjalë për ti dhënë varr atyre që e kanë lënë kockat këtu në një lufte që nuk ishte lufta jonë  fare dhe e bukura është se varrezat i  ka nënshkruar Saliu dhe janë po këta të Saliut  me Saliun në krye që thotë është Edi Rama. /Top Channel