Zaev: Reformat në arsim janë vonuar, por ne nuk do të shpejtojmë

Shpërndaje

Modernizimi i arsimit përmes modelit të ri të mësimit, i inspiruar nga sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara në Evropë dhe botë, por duke i pasur parasysh gjendjet tona autentike shoqërore-ekonomike dhe së bashku me përvojat botërore të krijojmë model nacional, tonin të arsimit fillor. Ky sipas kryeministrit Zoran Zaev është qëllimi i reformës në arsim, që sot u diskutua në debatin parlamentar rreth projekt-konceptin për arsimin fillor. Në reformë, Zaev tha se duhet të merren parasysh inkluziviteti, barazia, barazia gjinore dhe multikulturalizmi dhe aspekte të era të konceptit “Një shoqëri për të gjithë”.

Zoran Zaev, kryeministër

“Këto ditë po dëgjohen zëra se po shpejtojmë me reformën arsimore. Mendimi im është I kundërt – ne jemi vonë me reformat në arsim. Ato është dashur të ndodhin para rreth dhjetë viteve sepse si domosdoshmëri I imponoi kryesisht zhvillimi I shpejtë në të gjitha sferat shoqërore të cilat kërkojnë arsim në hap me ndryshimet dinamike dhe progresive. Kur them se jemi vonë, njëkohësisht them se edhe nuk do të shpejtojmë. Do të punojmë në atë të dizajnojmë reformë më adekuate arsimore, e cila është në interesin më të mire për fëmijët.

Duke sqaruar diskutimet dhe debatet e deritanishme, Zaev shpalosi se me prezantimin e project-konceptit qartë tregohet se me lëndën Shkenca natyrore nuk hiqet lënda e Historisë apo lëndë të tjera, por përmbajtjet prej tyre parashihen të bëhen pjesë e obligueshme e programit të ri mësimor. Ai tha se koncepti i ri nuk parasheh as pakësimin e mësimdhënësve të Historisë, Gjeografisë dhe Arsimit qytetar, por të njëjtit do të vazhdojnë të planifikojnë mësimin me qëllim që nxënësit të marrin njohuri më të mira të mundshme në mënyrë efikase.

Ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska, në fjalën e saj tha se reformat në këtë sferë janë të domosdoshme dhe në interes të të gjithë fëmijëve në shtet. Ky proces, sipas saj, nuk guxon të ndalojë pasi çdo vit shkollor fëmijët mësojnë prej teksteve shkollore jo cilësore, duke ndjekur një program të papërshtatshëm ndërsa kjo shkakton dëme të mëdha tek gjeneratat e reja.

Milla Carovska – ministre e arsimit dhe shkences

“Të gjitha hulumtimet konfirmojnë se fëmijët tanë nuk i fitojnë njohuritë e nevojshme dhe nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë për shkak të sistemit të keq arsimor. Sipas OECD, nxënësit deri në 14 vjeç nga Maqedonia e Veriut i fitojnë rreth 900 orë më pak mësim në krahasim me vendet e tjera anëtare ndërsa sipas USAID-it, fëmijët tanë kanë vështirësi në aftësitë kryesore, siç janë leximi me kuptim. Testimet e tyre tregojnë se më pas se 40 për qind në klasën e dytë i kanë përfunduar detyrat me tekst të lexuar, kundrejt matjes ndërkombëtare prej 80 për qind. Këto të dhëna do të thonë gjenerata të shkatërruara dhe potenciale të lëna mënjanë dhe të harruara”

Violeta Petrovska-Beshka dhe Krilli Barbarev, Anëtarët e grupit të punës të cilët e krijuan Projekt – konceptin, prezentuan projektin para të gjithë të pranishmëve në debatin parlamentarë që u organizua nga komisioni amë. Në debat morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë, MASH, institucioneve arsimore, profesorë të fakulteteve pedagogjike, drejtorë dhe mësimdhënës të arsimit fillor, Akademisë dhe organizata jo qeveritare, vendore dhe ndërkombëtare./shenja.tv