Bekim Jashari bën homazhe në Gllogjan: Të punojmë së bashku në jetësimin e ëndrrave dhe amanetit të të rënëve për liri

Shpërndaje

Në 23 vjetorin  e betejës në Gllogjan kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka marrë pjesë në cermoninë e homazheve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Jashari tha se së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, ish Kryeministrin, Ramush Haradinaj, gjeneral, ish ushtarë të UÇK-së, deputet, kryetarë komunash, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, bënë nderime tek va*rret e dëshmorëve të këtij Kompleksi.

“Sot kujtojmë e nderojmë dëshmorët që 23 vite me parë ranë në këtë betejë, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e Dukagjinit” shkruan Jashari në Facebook.

Postimi i plotë:

Në 23 vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, mora pjesë në ceremoninë e homazheve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ku bashkë me ish komandantin e Zonës.

Operative të Dukagjinit, ish Kryeministrin, Ramush Haradinaj, gjeneral, ish ushtarë të UÇK-së, deputet, kryetarë komunash, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, bëmë nderime tek va*rret e dëshmorëve të këtij Kompleksi.

Sot kujtojmë e nderojmë dëshmorët që 23 vite me parë ranë në këtë betejë, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Vëllezërit Luan e Shkelzen Haradinaj dhe gjithë dëshmorët e Dukagjinit.

Para të pranishmëve bëra thirrje që të punojmë bashkë në jetësimin e ëndrrave dhe amanetit të të rënëve për Lirinë e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!