Maqedoni

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu priti në takim ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu sot ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kryerari Sejdiu e njohtoj ambasadorin Dedaj me te arriturat e kesaj komune rurale, prioriteret dhe sfidat ne fushen e infrastruktures, zhvillimit ekonomik, ne bujqesi dhe hapjeve te venddve tereja te punes.

Ambasadori Dedaj e çmoj larte angazhimin dhe punen me perkushtim te kryerarit Sejdiu, duke ritheksuar se pushteti lokal dhe zhvillimi i komunave eshte parakusht per nje vend te zhvilluar.
Dedaj e inkurajoj kryetarin Sejdiu per rendesine e krijimit te lehtesimeve per investitoret vendor, te atyre nga vendet fqinje dhe nderkombetar si dhe bashkepunimin e komunes se Zhelines me komunat e Kosoves!

Me rastin e qendrimit ne Zheline, ambasadori Dedaj dhe kryetari Sejdiu, vizituan vendpunishten, ku se shpjeti do te filloj prodhimin nje kompani e Gjermanise, e cila pritet ne te ardhmen te zgjeroj aktivitetin e saj edhe ne Kosove dhe rajon!

Njoftimi nga Kryetari i Komunës Blerim Sejdiu:

Ishte kënaqësi dhe nder për komunën e Zhelinës, që sot e vizitoi ekselenca e tij Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, z.Gjergj Dedaj, një atdhedashës i dëshmuar që sot shoqërohej nga konsuli i R. Kosovës në Shkup z.Lindon Kqira.

Me Ambasadorin Dedaj, u zotuam se do të angazhohemi që ende më shumë t’i forcojmë lidhjet institucionale, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit të kompanive afariste të cilat gravitojnë në Komunën e Zhelinës e të cilat synojnë të zgjerojnë aktivitetin afarist të tyre edhe në Kosovë, si dhe aktiviteteve të përbashkëta kulturore, e në veçanti projekteve lokale të përbashkëta të Komunës së Zhelinës me komunat binjake nga R. së Kosovës. Është koha e ekonomisë dhe zhvillimit, dhe momenti më i volitshëm për këtë gjë, sikur sot, nuk ka qenë kurrë më parë.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës, falenderojmë thellësisht Ambasadorin Dedaj, për vizitën dhe respektin e tij.