Grubi: Tronditës lajmet për shpërthimet e sotme në Stamboll që u morrën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm

Shpërndaje

Pas shpërthimit në Stamboll në të cilin jetën e humbën disa qytetarë të Turqisë, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Në reagimin e tij Grubi ka shkruar se në këto momente të rënda bashkëndjenë me familjet e viktimave dhe dënon sulmin ç’ njerëzorë.

Reagimi i plotë:

Tronditës lajmet për shpërthimet e sotme në Stamboll që u morrën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm.

Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dënojmë aktin ç’njerëzor të vrasjeve dhe apelojmë për kujdes të shtuar nga ana e bashkëqytetarët tanë që në numër të madh gravitojnë këtë zonë të Stambollit.

Jemi bashkë me Turqinë në këto çaste të rënda, të përkushtuar për veprim të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe çdo akti të dhunës që kërcënon paqen dhe themelet e shëndosha të shoqërisë mbarënjerëzore.